Stavros Pilios, mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës u shpall "Njeriu i Ndeshjes" në fitoren e të tijve 0-1 kundër FiorentinësFirenze, sfidë kjo e vlefshme për raundin e katërt në fazën e ligës së Conference League.

24-vjeçari dhuroi asistin e golit të vetëm të ndeshjes, ndërsa për të kohët e fundit ka patur interes nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Stavros Pilios është me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Greqi, ndërsa pas ndeshjes për Cosmote Tv ka thënë se është një nder që Shqipëria ka interes për të.

"Natë magjike për ekipin tonë. Një ndeshje e shkëlqyer që na afron më shumë me 8-shen e parë. Duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet për të kaluar direkt. Erdhëm me qëllimin për të bërë presion dhe për të fituar topa. I siguruam tri pikët.

Interesi i Shqipërisë? Nuk kam asgjë për të vërtetuar. E gjithë jeta ime më ka sjellë këtu. I falënderoj prindërit e mi. Nuk do të ndalem këtu. Puna vazhdon. Është një nder që kam interes nga ekipi kombëtar i Shqipërisë", tha mes të tjerash Stavros Pilios.

Një paraqitje për t'u lavdëruar edhe nga Thomas Strakosha, gardiani i AEK-ut që gjithashtu u vlerësua për pritjet, duke vijuar formën e mirë të këtij sezoni.