E kërkonin për ta rrëmbyer, SHBA akuzon 4 iranianë për komplot ndaj gazetares: Dikur kisha frikë nga regjimi islamik, tani regjimi islamik ka frikë prej meje

E kërkonin për ta rrëmbyer,  SHBA akuzon 4 iranianë për komplot ndaj gazetares: Dikur kisha frikë nga regjimi islamik, tani regjimi islamik ka frikë prej meje

Gazetarja

SHBA- Katër zyrtarë të inteligjencës iraniane janë akuzuar për organizimin e një komploti për rrëmbimin e një gazetareje me bazë në Nju York, e cila është një kritike e ashpër e Iranit.

Në akuzat e prokurorëve nuk u përmend emri i gazetares, por Masih Alinejad, një autore dhe aktivist iraniano-amerikane, ka publikuar një video në rrjetin e saj social twitter, duke mohuar faktin se është AJO.

Departamenti amerikan i drejtësisë u shpreh se zyrtarët iranianë u përpoqën të joshnin gazetaren me bazë në Nju York në një vend të tretë ku edhe kishin planifikuar rrëmbimin.

Komplotistët gjithashtu i kanë ofruar para edhe familjarëve të gazetares në Iran, me qëllim ta bindin atë të udhëtonte drejt vendin të saj.

Sipas aktakuzës, ata kishin punësuar edhe persona të cilët investigonin dhe ruanin shtëpinë e gazetares.

Gazetarja 44-vjeçare, Alinejad është një figurë e shquar dhe e njohur në mediat sociale dhe ka programe televizive në “Zërin e Amerikës”, Persian, ku raporton për çështjen e të drejtave të njeriut në Iran.

Ishin autoritetet amerikane ato që e njoftuan lidhur me ngjarjen, ajo duke i falënderuar u shpreh se fillimisht kur u vu në dijeni u trondit, më pas u shqetësuar pastaj kujtoi se deri në këto momente ishte ajo që i trembej regjimit islamik, por tani regjimi islamik ka frikë prej saj.

"Fillimisht, u ndjeva e tronditur, më pas e shqetësuar... pastaj mendove, ne kemi qenë të frikësuar nga regjimi islamik për një jetë të tërë, tani regjimi islamik është i frikësuar prej meje”, tha ajo.

Lidhur me komplotin e zbuluar nga autoritet amerikane, ka folur edhe kreu i FBI-së në Nju Yorku, i cili tha se pretendohet se një grup i mbështetur nga qeveria iraniane kishte planifikuar të rrëmbente një gazetare në SHBA për ta kthyer me forcë në Iran.

"Ne pretendojmë se një grup, i mbështetur nga qeveria iraniane, komplotoi për të rrëmbyer një gazetare me bazë në SHBA këtu në tokën tonë dhe për ta kthyer me forcë në Iran", tha ai.

Aktualisht policia amerikane, e ka nën vëzhgim 24 orët e ditës gazetaren, e cila ka publikuar një video përmes së cilës paraqet situatën në të cilën ndodhet dhe për të cilën është e çuditshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja