Në Seria A ka nisur një efekt domino i lëvizjeve të lojtarëve në merkato. Pas shumë e shumë spekulimeve më në fund është mësuar e ardhmja e Gudmunsson, fantazistit të Genoas që kërkohej nga Interi, por që ka firmosur për Fiorentinën. Klubi violë vendosi të pagujë 8 milionë euro për huazimin dhe 17 + 3.5 milionë të tjerë me përmbushjen e disa kushteve. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në Firence dhe javën e ardhshme do jetë nën urdhrat e Palladinos.
Mirëpo kjo lëvizje i ka hapur rrugën Juventusit për të transferuar Nico Gonzales, të cilin ‘zonja’ e kërkonte prej kohësh. Marrëveshja pritet të kryhet me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, në një operacion që do kapë vlerën e 30 milionë eurove në total.