Një i ri është arrestuar më Fier dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ju gjetën 10 kg kanabis, të cilën e kishin gati për ta shitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, policia ka gjetur shtetasin I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin I. H. (B)., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.
Po ashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.