Tiranë - Zyfer Topulli, pronari i një një lokali në bulevardin “Zhan d’Ark”, ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar, Gerard Ereqi.
Sipas policisë 56 vjeçari, e kishte përshtatur lokalin për përdorim/shitje të lëndëve narkotike dhe për vendosjen e basteve sportive.
Gjatë kontrolleve blutë sekuestruansasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 3 celularë që përdoreshin për lojëra fati.
“Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të vënies së tyre në dispozicion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Vendtakimi”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. T., 56 vjeç dhe G. E., 33 vjeç.
Gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit të 56-vjeçarit, në bulevardin “Zhan d’Ark”, u gjetën sasi Cannabisi dhe 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive. Ndërkaq, 33-vjeçari u kap në flagrancë, në ambientet e lokalit, duke vënë baste, me celular”, njoftoi sot policia
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente






