E kishte ndarë drogën në doza gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë! Shpërndante lëndën narkotike në afërsi të shkollës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Vlorës pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Policia ka prangosur Arbër Hallunin, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj dhe kontrollit fizik në banesën e tij,  policia gjeti dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje.

Po ashtu policia sekuestroi edhe 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj,  një automjet dhe një aparat celular. 29-vjeçari shpërndante drogë në të afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë,  për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë