
Ashtu siç e kishte paralajmëruar që prej fillimit të këtij edicioni të Big Brother Vip, Luizi Ejlli më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij.
Prej kohësh ai ka thënë se nëse shpallet fitues i këtij edicioni, ka dëshirë të fikë dritat e shtëpisë. Pas shpalljen së Luizit si fitues, ai hyri sërish në shtëpi dhe fiku dritat e shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me këtë gjest përfundoi edhe edicioni i dytë i BBV.
Lajmi kryesor:
Nuk ka asnjë surprizë, Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP 2 (VIDEO)





