Nuk ka asnjë surprizë.  Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 2”, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. Ishte Kristi ai i cili u përball “kokë më kokë” me Luizin, por mori vendin e dytë, dhe ashtu siç pritej u shpall fitues këngëtari nga Shkodra. 

Luizi shkoi në finale bashkë me Efin, Dea Mishel dhe Kristin. Dea Mishel ishte finalistja e parë e eliminuar, e pasuar nga Efi. Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri. Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar që prej fillimit të këtij edicioni të Big Brother Vip, Luizi Ejlli më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij duke fikur edhe dritat e shtëpisë dhe duke i dhënë fund edhe këtij edicioni të Big brother Vip Albania

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:38
Përveç 100 mijë eurove, Luiz Ejlli merr një tjetër ‘fitore’! Do bëhet pjesë e produksionit së Top Channel

1683106168_luizejlli.jpg

Rrugëtimi i Luiz Ejllit në Big Brother VIP përfundoi, por duket se një tjetër derë është hapur për të. Përveç çmimit të madh prej 100 mijë euro që Luizi fitoi, ai do të bëhet edhe pjesë e produksionit të Top Channel.

“Tanimë Top Channel nuk do të të lëshojë, do jesh pjese e produksionit”,tha Arbana.

Ora 08:18
E kishte ‘parashikuar’ që në fillim, veprimi i fundit i Luizit në shtëpinë e Big Brother Vip

Ashtu siç e kishte paralajmëruar që prej fillimit të këtij edicioni të Big Brother Vip, Luizi Ejlli më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij.

Prej kohësh ai ka thënë se nëse shpallet fitues i këtij edicioni, ka dëshirë të fikë dritat e shtëpisë. Pas shpalljen së Luizit si fitues, ai hyri sërish në shtëpi dhe fiku dritat e shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me këtë gjest përfundoi edhe edicioni i dytë i BBV.