E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

Ilir Daja, ish-trajneri i Ballkanit

Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e FC Ballkanit, bëjnë me dije mediet në Kosovë.

Trajneri që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi. Daja këtë vit nuk arriti ta dërgojë Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi.

Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2, Ilir Daja është përshëndetur me lojtarët e tij, lajm që konfirmohet nga drejtues të klubit për Telegrafin. Ai pritet të vazhdojë karrierën te Dinamo Tirana, klub me të cilin ka qenë i lidhur së fundmi. Në orët në vijim klubi suharekas pritet të dal me komunikatë zyrtare.

Për herë të fundit, Daja drejtonte Dinamon në sezonin 2010-2011. Pas këtyre viteve ai shkëlqeu nën drejtimin e Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit dhe Partizanit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim