Mediat në Bruksel: KE propozon Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që në qershor

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të mbahet në muajin qershor. Lajmin e kanë dhënë mediat ndërkombëtare të stacionuara në Bruksel.  Edhe pse ende nuk është përcaktuar një datë e qartë, pasi pritet aprovimi i kornizës ligjore nga Këshilli Evropian.

Komisionerja Ana Pisonero gjatë një konference ditën e sotme dhe për Report TV po ashtu thekson edhe njëherë se KE është gati dhe ka  dhënë të gjitha rekomandimet për një hap të tillë.

“ Ajo çfarë mund të them, është ajo çfarë komisioni ka thënë prej kohësh që ne mezi presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Ky ka qenë edhe pozicioni i Komisionit që nga fillimit. Për të arritur këtë gjë Këshilli duhet të bjerë dakord për Kornizën e negociatave. Pozicioni jonë zyrtar është që një konferencë e tillë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ana Pisonero.

Mbajtja e Konferencës së Parë ndërqeveritare shënon edhe hapin më të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE. Sa I përket Shqipërisë, Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë rekomanduar mbajtjen e saj, por pengesa ka qënë gjithmonë në Këshillin Evropian, ku disa liderë kanë refuzuar hapjen e negociatave për vendin tonë. Për marrjen e një vendi të tillë duhet një vendim unanim I 27 vendeve anëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Anëtarësimi në BE/ Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

Gjermania garanton mbështetje për Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë për integrimin në BE. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një konferencë  të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, Maas tha se presidenca portugeze të hap sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë.

"Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t'i ndajmë nga njëra-tjetra”, tha Maas.

Gjatë ditës së sotme mediat e huaja në Bruksel bënë të ditur se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të mbahet në muajin qershor, që shënon dhe hapin më të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë