Pas largimit të Lionel Messit dhe mes thashethemeve për lamtumirën e mundshme të yllit kryesor të PSG-së, Kylian Mbappe , tashmë Paris Saint Germain është një hap larg humbjes së një tjetër pjesë shumë e rëndësishme në historinë e saj.
Nuk bëhet fjalë për një lojtar tjetër, por për stadiumin e tij, 'Parc des Princes' (Parku i Princave). Këtë e konfirmoi Nasser Al-Khelaifi të enjte, president i skuadrës pariziene, i cili i lodhur nga qëndrimi i Këshillit Bashkiak lokal që refuzon t'i shesë stadiumin historik ku luan skuadra, deklaroi: "Ka mbaruar. Ne po shkojmë për të lënë 'Parkun e Princave'”.
'Bomba' e Al-Khelaifi erdhi pas Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Paris dhe në të cilin ai u rizgjodh si kryetar i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) dhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Ky njoftim vjen dy ditë pasi kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, ia doli të miratojë një mocion që shënon stadiumin në trashëgiminë e qytetit, duke e bërë edhe më të vështirë shitjen e tij.
"Është shumë e lehtë të thuash tani që stadiumi nuk është në shitje. Ne e dimë se çfarë duam, kemi humbur vite duke dashur të blejmë 'Parc des Princes'. Tani ka mbaruar, ne po ikim", tha presidenti nga Katarit.
Në një prononcim për France Info, Al Khelaifi e qortoi Hidalgon se i kishte bërë dëm “8 vite”, pasi në atë kohë, menjëherë pas blerjes së PSG-së nga një fond i Katarit, ata nuk ishin aq kundër shitjes së stadiumit.
"Nëse kryetari i bashkisë do ta kishte mbajtur atë fjalim tetë vjet më parë, klubi do të kishte kërkuar tashmë të largohej nga Parc des Princes", insistoi Al-Khelaifi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38
-
Gjykata e Izraelit liron nga qelia zëdhënësin e Netanyahut, jep arrest shtëpiak! Aksidentohet për vdekje ushtarja franceze e UNIFIL në Liban
15 Nëntor, 22:39
-
VIDEO/ Tension në Paris, përplasje mes tifozëve të Francës dhe Izraelit
15 Nëntor, 08:59
-
Liga e Kombeve/ Parisi 'blindohet' me 4 mijë policë, luhet Francë - Izrael! Në stadium dhe Macron, sot edhe Italia e Anglia
14 Nëntor, 10:05
-
Lufta në Gaza dhe Liban/ Protesta në Paris për mbrëmjen gala pro-izraelite, e promovuar nga e djathta ekstreme! Do mblidhen fonde për ushtrinë e Tel Avivit
14 Nëntor, 09:19
-
Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest
6 Nëntor, 22:56
-
Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd
6 Nëntor, 09:50
-
Francë/ Përleshje në metro, 4 të rinj plagosen me sëpatë
4 Nëntor, 14:21
-
Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola
2 Nëntor, 12:24
-
VIDEO/ Fitoi garën për 'Topin e Artë', Rodri vë në lojë sulmuesin e Real Madrid: Ciao Vinicius
30 Tetor, 09:14