E konfirmon Armand Duka, Shqipëria bashkohet me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët

E konfirmon Armand Duka, Shqipëria bashkohet me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët

Armand Duka, kreu i FSHF-së

Shqipëria dhe Serbia kanë dorëzuar në UEFA kërkesën e përbashkët për të organizuar finalet e Euro 2027 për U-21. Një lajm të tillë e konfirmoi kreu i FSHF-së, Armand Duka në një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu. Duka shtoi se duhen tetë stadiume dhe në mungesë të tyre është bërë një lëvizje e tillë, me sportin që bashkon popuj.

 "Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbinë në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi", tha Duka.

Më pas kreu i FSHF-së që është njëherazi edhe një nga zëvendëspresidentët e UEFA-s tha se sporti duhet të bashkojë.

"Mendoj se kjo është një lajm i mirë për futbollin shqiptar dhe për futbollin serb, për popullin shqiptar, për popullin serb. Në fund të fundit ne organizojmë dhe nëpërmjet sportit, pse jo të kemi një jetë më të mirë”, shtoi kreu i FSHF-së.

Ende nuk ka një vendim zyrtar nga UEFA për fituesin që do organizojë Euro 2027 për U-21, teksa duhet një bashkëpunim mes qeverive dhe organeve homologe të futbollit që gjithçka të shkojë si duhet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja