E konfirmon federata, Shkodran Mustafi merr rolin e trajnerit te Gjermania

E konfirmon federata, Shkodran Mustafi merr rolin e trajnerit te Gjermania

Shkodran Mustafi

Pak muaj më parë u përfol për një kalim te Vllaznia në Shkodër, por këtë të martë Shkodran Mustafi është konfirmuar në rolin e ndihmëstrajnerit te Gjermania U-17.

32-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U-17, me të cilën në vitin 2009 u shpall kampion bote. Të njëjtën gjë ai e përsëriti edhe me ekipin A të Gjermanisë, kur në vitin 2014-të ngriti Kupën e Botës. Mustafi te Gjermania U-17 do të luaj rolin e ndihmësit të parë të Mark Maister.

“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Mark Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008", thuhet në njoftimin e Federatës Gjermane të futbollit.

Një post i tillë ka kënaqur edhe vetë Mustafin, i cili shprehet tejet i lumtur për aventurën e tij të re.

“Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A”, është shprehur Shkodran Mustafi, që para disa muajsh u përfol me një kalim te Vllaznia në Shkodër, duke qenë se nuk ishte me asnjë ekip në aktivitet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova