Ministri i Jashtëm i Pakistanit ka thënë se vendi i tij së shpejti do të jetë mikpritës i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit.

Ishaq Dar nuk zbuloi nëse bisedimet do të ishin të drejtpërdrejta apo të tërthorta dhe nuk pati asnjë njoftim të menjëhershëm nga asnjëra palë.

Ai foli pasi diplomatët më të lartë nga Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite u takuan në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, për të diskutuar se si t'i jepet fund luftës njëmujore.

Dar tha se "Pakistani është shumë i lumtur që si Irani ashtu edhe SHBA-ja kanë shprehur besimin e tyre në lehtësimin nga Pakistani " të bisedimeve, të cilat ai tha se do të ndodhin "në ditët në vijim".

Ai tha gjithashtu se ministrat e jashtëm nga Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite kanë mbështetur përpjekjet e Pakistanit për paqe.

Ministrat pritet të takohen përsëri të hënën. Pakistani është shfaqur si ndërmjetës, duke pasur lidhje relativisht të mira si me Uashingtonin ashtu edhe me Teheranin.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se përpjekja e tyre publike vjen pas javësh të tëra diplomacie të qetë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Kryeparlamentari iranian: Forcat tona po ju presin, do ju vëmë flakën