Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka rezultuar negative në testin që iu nënshtrua për Covid-19. Dje kancelarja u fut në karantinë shtëpiake, pas konfirmimit të lajmit se mjeku tek i cili Merkel kishte qenë në kontroll ditën e premte ishte i infektuar. Nga analizat Merkel rezultoi negative, pra nuk është e prekur me koronavirus.