Një nga personazhet më të përfolura të showbizit, Anxhelina Hadërgjonaj, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke postuar në Instagram një eko shtatzanie. Të gjithë menduan që Hadërgjonaj është në pritje të dy binjakëve.
Mirëpo mesa duket e gjitha kjo ka qenë një shaka nga këngëtarja pasi krahas fotos ajo shkruan: 'Nuk e prisja këtë dhe doja t’jua thoja të gjithëve personalisht.
Këta të dy do të vijnë në mars. Mezi po pres që të shoh lumturinë që do të sjellin. Nuk jam e sigurt se kush janë prindërit, por e kopjova për t’ju tmerruar të gjithëve’.
Postimi i Anxhelina Hadërgjonaj në Instastory