Kryetarja e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari kritikoi kryeministrin Rama për batutat gjatë fjalës së tij. Por kreu i qeverisë replikoi menjëherë duke i kërkuar që të lerë përrallat dhe të qeshë pak, pasi kështu do të ndihet më mirë. Hajdari e akuzoi edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por Rama i tha se falë tij, ajo sot është në Kuvend. "Humori është e vetmja armë për t'iu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet dhe nga ana tjetër nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura dhe besoj se momentet më të bukura të parlamenteve shumë të lartë se i yni është kur bëhet humor. Tani po të mos ishte marrëveshja e 2009 ju nuk do të ishit në parlament, ja një e mirë që ka sjellë. Sot parlamenti ka një numër grash që me atë sistemin tjetër nuk mund të imagjinohej, sot qeveria ka më shumë gra se burra që nuk mund të imagjinohej. E neveris gjyqin e dinjitetit. Nga ajo marrëveshje kemi pasur zgjedhje shumë më të mira se më parë dhe më pak konflikte dhe kemi një parlament më cilësor se më parë.
Nuk ka një sistem zgjedhor më i mirë se një tjetër. Mos e harroni që ju vetë keni ikur në Amerikë, studiuat dhe vendosën të vinit në Shqipëri. Unë nuk besoj që ju jeni më e mirë se dikush që iku dhe nuk u kthye. Mos trego përralla duke bërë sikur po e lufton. Ne mund të bëjmë shumë më mirë si qeveri por kurrë nuk mund ta bëjmë Shqipërinë në Gjermani. Kryetari yt i partisë së deridjeshme ka ikur jashtë dhe është kthyer, edhe unë, të tjerë nuk janë kthyer. Këta shifrat, se dëgjova edhe zotin Myslim që tha janë 300 mijë, ku i gjeni? Te SHQUP-i? Nuk janë të vërteta. Largimet janë tendencë e përgjithshme, jo e Shqipërisë. Përsa i përket pjesës që lidhet me zgjedhjet, a ka Shqipëria zgjedhje të besueshme? Shqipëria ka prej vitesh zgjedhje ku fitimtari del fitimtar dhe humbësi nuk del dot fitues me asnjë metodë. Ju jap një këshillë, mos e merreni seriozisht shumë as Bashën dhe as partinë që latë, dhe qeshni pak se do të ndiheni më mirë dhe do të shikoni më larg" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Zgjedhjet do të bëhen, kush i pengon e pret burgu! Hajdari: Përulem, t'i japim fund krizës (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47