Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një moment të pazakontë publik me partneren e tij, Selena Gomez.
Gjatë episodit të fundit të podcast-it “Friends Keep Secrets”, të transmetuar të martën, Gomez ka surprizuar publikun duke puthur gishtin e dytë të këmbës së Blanco-s, një moment që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Puthja e Selenës vjen një javë pas kritikave ndaj episodit të parë të podcastit, ku Benny kishte ekspozuar këmbët e tij të papastra në divan. Madje ndjekësit nisën t’i thonin Selenës të ndahej nga prododucenti për shkak të gjendjes së këmbëve të tij.
Komente




