Selena Gomez dhe Benny Blanco janë zyrtarisht të fejuar!

Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale. 

Selena duket tepër e lumtur teksa mban në gisht unazën me të cilën partneri i saj e ka propozuar.

"Përgjithmonë nis tani", shkruan Gomez.

Selena dhe Benny nisën romancën e tyre  në qershor të vitit 2023 dhe fansat apo dhe shumë të tjerë fillimisht nuk besonin në lidhjen e tyre.

Ndërsa, në dhjetor 2023, Selena Gomez la një varg komentesh në Instagram që më në fund konfirmuan marrëdhënien e saj me producentin muzikor .

“Ai është gjithçka absolute në zemrën time”.