E kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, arrestohet çifti në Vorë (VIDEO)

Një çift bashkëshortësh është vënë në pranga pasi kultivonin bimë narkotike në banesën e tyre në Vorë.

K.Z, 34 vjeç dhe A.Z 31 vjeç, na bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e tyre për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas informacioneve të siguruara nga qytetarë, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë bën të mundur arrestimin në flagrancë të çifti si dhe finalizimin e operacioni anti-kanabis të kodua “Vila”.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës 3.6 kg lëndë e dyshuar kanabis, 9 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar, pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Finalizohet operacioni antikanabis i koduar "Vila", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Vorë.

Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga çifti i bashkëshortëve.

Sekuestrohen 3.6 kg lëndë e dyshuar kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar, fara kanabisi, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Vila”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. Z., 34 vjeç dhe A. Z.(D.), 31 vjeçe, banues në Vorë (bashkëshortë).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së tyre me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.6 kg lëndë e dyshuar kanabis, 9 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar, pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar te Policia dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

1615292680_VORE.jpg

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë