E kërkonin prej 4 ditësh, familjarët dhe kolegët marrin lajmin tragjk për doganierin në Qafë-Botë

SARANDË - Prej 4 ditësh kolegë e familjarë të tij e kishin denoncuar të zhdukur, por fatkeqësisht kanë marrë lajmin tragjik të ndarjes nga jeta. Kjo është historia e një doganieri në Qafë-Botë, i cili u gjet i pajetë në një apartament me qira në Sarandë.

Doganieri 63-vjeçar me origjinë nga Fierit, Janaq Rajdho, po kërkohej prej 4 ditësh, pasi as kolegët dhe as familjarët nuk kishin asnjë informacion prej tij. Dyshimet paraprake janë që vdekja të ketë ardhur nga një atak kardiak. Ndërsa mësohet se doganieri vuante edhe nga diabeti.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. Doganieri jetonte me qira në një apartament në qytetin bregdetar të Sarandës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja