Katër pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të ndërpresin shërbimin ditën e hënë për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Në pikën kufitare Tre Urat në Përmet dhe në Kakavijë, lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve s’do të lejohet nga ora 07:00-11:00.

Në Qafë-Botë dhe Kapshticë ndërprerja nis më herët, në orën 05:00-09:00.

Sipas Policisë Kufitare të Janinës, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, si ambulancat.