Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Itali ku një shqiptar ka thyer xhamat e automjetit të prindërve të ish së dashurës së tij, e cila e kishte lënë vetëm pak ditë më parë.
Siç raportojnë edhe mediat italiane, shqiptari i përfshirë në këtë ngjarje është 34 vjeç dhe jetonte prej vitesh në Imola të Italisë, por pas vendimit të ish së dashurës për ta lënë ai ka dëmtuar 3 automjete me thikë dhe sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Varlo Pisacane” dhe përpara policisë i riu shqiptar ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë pas zhgënjimit që ka pësuar nga shkëputja e marrëdhënjes që kishte me vajzën.
Sipas tij, gjithçka nisi kur ata u përfshinë në një debat, pas të cilit vajza italiane kishte vendosur që ta linte.
Sipas policisë italiane, automjetet e dëmtuara janë një “Citroen C2”, një “Renault Modus” dhe një “Renault Clio”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com