Takimi i presidenit rus Vladimir Putin me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Iran duket sikur nuk ka shkuar aq mirë. Ata u takuan ballë për ballë në Iran të martën dhe ky ishte takimi i parë mes dy liderëve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Një moment aspak i këndshëm për Putinin pasi Erdogan e la të priste për 48 sekonda deri sa ta takonte dhe e bëri te dukej ‘si një mospërfillje’.

Mund te këtë qenë një inicident ose dhe një veprim i qëllimshëm, por Putini shfaqet shumë në siklet dhe nuk i vjen sapak mirë nga pritja.

Një video e publikuar nga presidenca turke tregonte Putinin duke pritur para dy flamujve të kombeve. Duart e tij të shtrënguara dhe buzët që dridhen, Putini duket dukshëm i mërzitur ndërsa zhvendoset nga njëra anë në tjetrën përpara se të shfaqet Erdogan.