‘E lash burrin në shtrat dhe u largova për t’u takuar tinëz me producentin’, Rita Ora tregon se si një ditë pas martese e incizoi këngën e saj ‘You & I’

‘E lash burrin në shtrat dhe u largova për t’u takuar tinëz me producentin’, Rita Ora tregon se si një ditë pas martese e incizoi këngën e saj ‘You & I’

Rita dhe Taika

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka zbuluar disa detaje rreth këngës që publikoi së fundmi, e titulluar “You & I”. Këngëtarja tha se ajo e kompozoi këngën mëngjesin pas dasmës së saj me Taika Waititin.

Pasi publikoi albumin e saj të ri, të titulluar “You & I” , këtë të premte, këngëtarja Rita Ora  teksa ishte e ftuar në një emision ka rrëfyer historinë qesharake të lindjes së këngës së saj të re.

Pas dasmës me regjisorin Taika Waititin, Rita Ora tha se shkoi të flitë me një producent, i cili nuk kishte mundësi të takonte këngëtaren ndërkombëtare asnjë ditë tjetër, për pos asaj të dasmës.

Për këtë arsye ajo u largua nga burri i saj dhe shkoi për të incizuar këngën e re, në mëngjes.

“Po, isha shumë e lodhur, por producenti me të cilin doja të punoja ishte në dispozicion vetëm një ditë pasi u martova. Dhe po mendoja, ahh, nuk mund ta anuloj. Dhe kështu hyra brenda. Thashë, dëgjo, sapo u martova dhe jam vërtet e lodhur”, tha këngëtarja.

E vendosur se nuk do të linte në asnjë mënyrë  t’i ikte nga dora mundësia për të krijuar një këngë të re, ajo tha se ndonëse e lodhur për të kompozuar këngën.

“Nuk e di se si do të shkojë kjo. Por nuk dua ta humbas këtë sesion incizimi. Pra, le ta bëjmë atë, dhe ai tha: ‘Mirë, mirë, le të këndojmë për martesën tuaj. Unë thashë, mirë mirë le të kompozojmë një këngë martesore përfundimtare. Dhe në fakt, kjo është kënga ime e preferuar në album”, tha Rita.

Por, çfarë mund të  këtë menduar bashkëshorti i saj për këtë ndodhi, pasi nuk është e zakontë që gruaja të të ‘braktisë’ ditën pos dasmës për punën.

 “Po, dola tinëz. Mendoj se kam fjetur vetëm dy, tre orë. Dhe pastaj hyra dhe i referova të gjitha vargjet e mia të preferuara të dashurisë brenda kësaj kënge dashurie. Kështu që po përpiqej të bënte këngën e fundit të dashurisë. Pra, në fakt, ka bërë mrekulli sepse nuk kishte filtër. Kur jeni të lodhur nga mbrëmja e mëparshme, thjesht thoni atë që dëshironi”, tha Rita.

Duke folur për rëndësinë e albumit të ri, ajo zbuloi se “Albumi ‘You & I’ përfaqëson më shumë sesa thjesht njeriun që do.

“Është mamaja ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten. Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjoni”, u shpreh Rita.

Rita ka marrë pjesë në kompozimin e çdo kënge në album, i cili është cilësuar si projekti i saj më diaristik deri më tani. Ajo ka punuar me producentin ekzekutiv Oak Felder, bashkëpunëtorët e mëparshëm të të cilit përfshijnë emra të njohur si: Ariana Grande, Nicki Minaj, Alicia Keys dhe Usher.

Rita Ora përndryshe u martua me regjisorin Taika Waititi në një dasmë sekrete vitin e kaluar, por e bëri të ditur informacionin tej në janar të këtij viti.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb