Këngëtarja e njohur Kida (Orhidea Latifi) po kurorëzoi dje (1 shtator), dashurinë me partnerin e saj Ajbi, në një ceremoni të organizuar në Romë.

Në fotografitë dhe videot e publikuara nga të ftuarit, Kida shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie prej dantelle, me mëngë të gjata dhe vello.

Ceremonia u zhvillua mes një dekori të mbushur me lule në nuanca rozë e pastel në Villa Miani, rezidenca historike e vendosur në Monte Mario, një nga zonat panoramike të kryeqytetit italian.

Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, pas propozimit që këngëtarja mori në periudhën e ditëlindjes së saj. Pas afro dy vitesh nga fejesa, çifti ka zgjedhur Romën për të festuar martesën mes familjarëve, miqve dhe emrave të njohur të muzikës shqiptare.  

Foto: Kida dhe Ajbi