“Qëllimi im është të jem një zëdhënëse për përfshirjen, respektin dhe diversitetin, jo vetëm për komunitetin LGBTI, por për të gjithë botën”, ka thënë një vajzë e re, e lindur në Spanjë si djalë, por që sot është e para transgjinore në konkursin botëror të bukurisë.
Pesë vjet më parë, në Spanjë, në konkursin e bukurisë “Miss World Spanja” u hoq ndalimi i konkurrimit për njerëzit transgjinorë.
Dhe Angela Ponc, 26 vjeçe, është e para transgjinore që fiton çmimin më të madh të bukurisë në Spanjë dhe e para që do të konkurrojë në “Miss World”
Ky nuk është konkursi i parë i bukurisë në të cilin ajo merr pjesë. Ajo ka lindur si djalë në Sevilje, dhe tani është përzgjedhur “Miss Spanja 2018”.
Fotografitë e saj janë bërë hit në rrjetet sociale, teksa shumica e komentuesve e kanë paragjykuar, duke thënë se ajo nuk është e denjë ta përfaqësojë shtetin spanjoll në garën më të madhe të bukurisë “Miss World”