David McAllister dhe Knut Fleckenstein do të mbërrijnë nesër në Tiranë për të negociuar dialogun mes palëve me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.
Dy eurodeputetët gjermanë pjesë e Partive Popullore Europiane ku aderon dhe Lulzim Basha kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të palëve për të rakorduar pikat që do të diskutojnë në Tiranë.
David McAllister është zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane, Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.
Ai së bashku me Knut Fleckenstein do të qëndrojnë mbi 6 orë në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur krizën politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë, pasi opozita ka intensifikuar aksionin.
Report Tv ka mësuar se fillimisht McAllister do të takohet në Pallatin e Kongreseve me 2 drejtuesit e koalicionit Rama dhe Meta rreth orës 15:00. Pas një ore, në axhendë parashikohet takimi me Lulzim Bashën.
Do tentohet takim Rama-Meta-Basha
Burime të Report Tv saktësojnë se nëse palët bien dakord 2 eurodeputetët do të organizojnë takimin e shumë pritur-trepalësh Rama-Basha-Meta për të firmosur marrëveshjen e arritur.
Nëse jo, do të largohen duke lënë pas një krizë që mund të çojë dhe në zgjedhje të parakohshme.
Report Tv ka mësuar se për shkak të vizitës së McAllister e Fleckenstein, Ilir Meta anuloi vizitën e tij në Bratislavë të Sllovakisë.
Ndërkohë që dyshja negociatore e shtyu mbërritjen në Tiranë me 1 ditë për shkak të protestës së opozitës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO