Një 50-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Dibrës pasi dyshohet se pas një konflikti me një 46-vjeçar, i ka privuar këtij të fundit lirinë për disa orë.
50-vjeçari e ka mbyllur në banesën e tij ku dhe e ka kanosur. Sakaq, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit D.B., 50 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se, për shkak të një konflikti, ka kanosur dhe i ka hequr lirinë për disa orë, duke e mbajtur në banesën e tij, një shtetas 46-vjeçar”, njofton policia.
Komente









