Aktorja e njohur Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Lajmin e ka bërë vetë me dije aktorja e cila me anë të postimeve në rrjetet sociale, ka treguar se është në pritje të një vajze.

Megjithëse e ka mbajtur vazhdimisht larg vëmendjes së publikut partnerin e saj misterioz, së fundmi Eljona Pitarka ka vendosur që të ndajë disa detaje për të.

Aktorja ka treguar se është e martuar dhe tashme ka 3 vite e gjysmë me partnerin, i cili nuk ka aspak lidhje me televizionin dhe bën një punë tjetër.

Madje aktorja publikoi edhe foton e parë me partnerin, të cilin deri tani e kishte mbajtur të fshehtë nga mediet e publiku.

Aktorja së bashku me bashkëshortin