E mbani mend 500-lekëshin e viteve ’90? Edlira Athanas, vajza e tenorit të madh Xhoni Athanas dhe balerinës Sekine Sharofi, tregon si u përzgjodh si imazh

E ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me moderatore Androniki Kolka, ishte Edlira Athanas Joseph, ish-balerina dhe aktorja e njohur që kishte mbi 30 vite që nuk vinte në Shqipëri.

”Kisha shumë nostagji për vendin tim, pasi kisha shumë vite pa shkelur në tokën shqiptare” tha e emocionuar Edlira në fillim të bisedës.

Gjatë intervistës, ajo rrëfeu dhe një sekret që shumë pak njerëz e dinë… Ajo ka qenë imazhi i 500-lekëshit, në prerjen e vitit 1993. ”Në vitin 1989, kur isha në Festivalin e Gjirokastrës, gjatë kthimit për në Tiranë, më kërkuan për të bërë disa foto në TOB, të cilat do të përdoreshin për kartëmonedhën 500-lekëshe. Më pas, valuta doli në vitin 1993 dhe unë e pashë veten të vendosur në lek, por nuk isha shumë e ndërgjegjshme për rëndësinë në atë kohë” tha Edlira gjatë bisedës në studio, duke shtuar se ishte porositur që të mbahej sekret shtetëror derisa të bëhej publikimi zyrtar i lekut.

Edlira Athanas është vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi. I ati, Xhoni Athanas ka interpretuar Skëndërbeun në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe ka qenë roli më i arrirë i kësaj figure historike, ndërsa e ëma, një figurë ikonë e baletit shqiptar. Kur ishte e vogël, Edlira Athanas u bë e njohur me këngën “Macja le të lahet”, një këngë e njohur fëmijësh, e cila edhe pse e kënduar dekada më parë vazhdon të dëgjohet e këndohet ende edhe nga fëmijët e gjeneratës së sotme. Gjatë karrierës, Edlira vazhdoi rrugën e nënës së saj duke mos vazhduar me muzikën, por me baletin si dhe me aktrimin. Ndër filmat që Edlira ka interpretuar përpara se të ikte nga Shqipëria janë: “Tre ditë nga një jetë” ,“Balada e Kurbinit” ,“Kur ndahesh nga shokët” dhe “Mundi për tek skena”.

Aktualisht Edlira jeton në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në profesion është psikoanaliste si dhe Presidente e Shoqatës “Bijat e Shëngjergjit” në Kishën më të vjetër të shqiptarëve në Boston, e krijuar nga Fan Noli në  fillim të shekullit të 20.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Salianji interpelancë me Ballën: Policia ‘gjuetare’ e kriminelëve për llogari të bandave rivale! Ministri: Lufta kundër krimit prioritet, vetëpastrim në radhët e policisë

Salianji interpelancë me Ballën: Policia ‘gjuetare’ e kriminelëve për llogari të bandave rivale! Ministri: Lufta kundër krimit prioritet, vetëpastrim në radhët e policisë