E mbani mend kërpudhën që u shkatërrua nga protesta e PD? Rama jep lajmin që s'pritej dhe ka një mesazh të fshehtë (VIDEO)

Të gjithë e mbani mënd që kërpudha para Kryeministrisë, u dëmtua nga protestat e Partisë Demokratike. Nga Salzburgu kreu i qeverisë njoftoi se ajo do të rikthehet sërish në oborrin e kryeministrisë kësaj herë 25% më e lartë se ajo e kaluara, por pas këtij vendimi i ardhur si propozim nga vetë autori i saj, Carsten Höller, ka një mesazh të fshehtë pas.

"Kemi një shfaqje shumë të bukur të punëve të tij, kishim një dhuratë nga Philippe Parreno në hyrje të Kryeministrisë, që ngjalli shumë diskutim. Ende. Miqtë e mi në opozitë duan ta thyejnë, por deri tani ka mbijetuar. Por kërpudha e … që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje … që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur … më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ‘kam një ide fantastike’. Sepse i thashë ‘duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon’, përfundoi Rama.

Një mesazh që duket se i drejtohet opozitës, që do të thotë se ato protesta, nuk e rrëzojnë atë, por e bëjnë më të fortë për të vazhduar përpara? Kjo mbetet për t'u parë...

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 29/07/2019 04:13

    Do ta fusi ne prapanic populli ket radh rama..!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 28/07/2019 23:17

    Gjigant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'