Punimet te Piramida janë drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot se si duket tashmë ajo, ku mund të vihet re fare mirë se “kryefjalë” janë ngjyrat.

"PIRAMIDA e Rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale", shkroi Rama bashkangjitur fotove. 

Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.

Programet që do të ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, web design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.