E mjekuan gabimisht për tumor
gjykata urdhëron rihetim

E mjekuan gabimisht për tumor<br />gjykata urdhëron rihetim
TIRANE - Me një urdhër të dytë të Gjykatës Penale, prokuroria e kryeqytetit ka rihapur hetimet për rastin e një 25-vjeçareje, të cilën mjekët e diagnostikuan me tumor, pasi i thanë se i kishte mbetur edhe një vit jetë, në një kohë që pacientja nuk vuante nga kjo sëmundje.

Jeta e Sonila Neços ndryshoi drejtim në çastet kur një gjëndër në trup iu identifikua nga mjekët e spitalit civil në kryeqytet si tumor, ndërkohë që pas kimioterapisë vajza pësoi dëmtime të rënda. Nëpërmjet familjes, Sonila Neço iu drejtua prokurorisë që të hetojë mjekët, por organi i akuzës i pushoi hetimet.

Atëherë Sonila Neço iu drejtua Gjykatës Penale të Tiranës dhe në vitin 2011 gjykata urdhëron organin e hetimit që ta riçelë dosjen. Megjithëse prokurorët i vlerësuan veprimet e mjekëve në trajtimin e pacientes si gabim mjekësor, ata shtuan se kjo ka ndodhur për shkak të metodave të përdorura në spitalin onkologjik në Tiranë.

Për pasojë, dosja u mbyll derisa 25-vjeçarja iu drejtua sërish Gjykatës Penale që të urdhërojë prokurorinë të gjejë nëse mjekët janë apo jo përgjegjës dhe a ka mjekim të pakujdesshëm.

“Mjekët ngulin këmbë që mjekimi ka qenë i gabuar, por jo deri në atë shkallë sa të jenë shkaktuar kaq shumë dëmtime sa të shkojë në çështje penale”, shprehet avokati i Sonila Neços.

Aktualisht, sipas urdhrit të gjykatës, prokuroria duhet t’u japë përgjigje pyetjeve: a ka mjekim të pakujdesshëm në rastin e Sonila Neços dhe cilat janë elementet; cili është dallimi mes gabimit mjekësor dhe mjekimit të pakujdesshëm, pyet gjykata, krahasuar me veprimet e tyre me protokollin mjekësor; a është e rrezikshme për jetën kimioterapia dhe rrezatimi terapeutik dhe a ka raste kur personat humbasin jetën nga ky trajtim? “Do e çojmë deri në fund këtë çështje. Kemi përgatitur edhe një kërkesë-padi për dëmshpërblim”, thotë avokati i 25-vjeçares, shkruan sot gazeta Shqip.

Sakaq, në të njëjtën kohë hetimet kanë nisur edhe për një ngjarje tjetër, e cila fatkeqësisht i ka marrë jetën një 35-vjeçari si pasojë e kurës së gabuar. Bashkim Hasani ndërroi jetë në spitalin numër 2 në QSUT, kur mjekët i injektuan një serum me glukozë, falate kjo për 35-vjeçarin i cili vuante nga diabeti, informon Gentia Haxhiu, gazetarja e TV A1 Report.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë