E mjekuan për kancer, Ekspertiza:
Të gjithë mjekët gabuan me Sonilën

E mjekuan për kancer, Ekspertiza:<br />Të gjithë mjekët gabuan me Sonilën
TIRANE - Mjekimi gabim me tumor i Sonila Neços kur ajo në të vërtetë kishte vetëm një infeksion të thjeshtë, rrezikon të kthehet në një kazus për shëndetësinë. Ndonëse ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur se asnjë prej mjekëve që janë marrë me rastin e saj nuk ka bërë si duhet punën e tij, nuk janë konsultuar me njëri-tjetrin dhe as kanë lexuar fare rezultatet e analizave të tjera që nuk kishin tregues të limfomës johodkiniane, ata sërish kosndierojnë se nuk ka elementë të mjekimit të pakujdesshëm, por vetëm gabim mjekësor.

Duke ia fatuaruar fajin, siç pohojnë edhe vetë mjekët në deklarimet e tyre, kushteve dhe aparaturave jo aq të avancuara të përdorura në Qendrën Universitare Spitalore. Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, Sonila Neços i është shkaktuar një dëm i riparueshëm shëndetësor, por për këtë askush nuk vihet nën akuzë.

RAPORTI MJEKO-LIGJOR

“Mendojmë se rasti konkret nga ana histollogjike ka patur vështirësitë e veta diagnostike si për të gjitha rastet e ngjashme të patologjive të nyjave limfatike. Mjeku histopatolog në shtetin grek nuk ka qenë kategorik në përcaktimin e diagnozës e histopatollogjisë pranë Spitalit Onkologjik Tiranë, por ka qenë korrekt kur ka sugjeruar “Studimi këshillohet bashkëvlerësim me gjetjet kliniko-laboratorike të tjera” që nënkupton dhe kryerjen e ekzaminimeve të tjera para se të vendoset diagnoza limfome malinje johoçkiniane dhe më pas të fillohet mjekimi.

Pra ky rast si i tillë është mjekuar vetëm me të dhënat histollogjike, pa marrë parasysh edhe të dhënat e tjera kliniko/biologjike. Nga shqyrtimi i këtij rasti bie në sy se nuk është organizuar staf i përbashkët me mjekë të fushave përkatëse për të vendosur mbi strategjinë mjekësore që duhet të ndiqej për të arritur një trajtim sa më adekuat dhe shkencor si dhe për të bërë shmangien nga gabimet e mundshme që janë të shpeshta”, - thuhet në raportin e mjekësisë ligjore për rastin e Sonila Neços.

KONKLUZION

Pasi ka shqyrtuar të gjitha të dhënat, ekspertët e mjekësisë ligjore kanë nxjerrë edhe konkluzionet. “Duke u mbështetur në të dhënat e lartpërmendura arrijmë në përfundimin: Nga ana e mjekëve që janë marrë me diagnostikimin dhe trajtimin e shtetases Sonila Neço nuk është bërë diagnostikim dhe trajtim i saktë shkencor; nga shqyrtimi i literaturës përkatëse mbi epileptologjinë (nënspecialitet i neurologjisë) në asnjë prej rasteve të përmendura, nuk akuzohet kimioterapia apo radioterapia si shkaktar etiologjik për epilepsi; si pasojë e mosdiagnostikimit dhe mostraujtimit adekuat, tek shtetësja Sonila Neço kanë mbetur dëmtime të pariparueshme të lëkurën e anës së majtë të gjoksit, çrregullime të thella të ciklit menstrual si dhe pasoja psikoemocionale; nga ana e mjekut grek nuk është vendosur diagnozë përfundimtare por vlerësim histologjik me teknikën imunohistokimike i materialit bioptik të shqyrtuar dhe si e tillë është korrekte por jo përfundimtare; rezultatet e kuadrit të gjakut gjatë fazës diagnostikuese dhe më vonë nuk kanë patur tregues për limfomë johodkiniane; gjatë ndjekjes mjekësore të shteteases Sonila Neço vërehen shkelje mjekësore të formës së gabimit mjekësor nga të gjithë mjekët që janë marrë me diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj shtetasje; si pasojë e gabimit mjekësor, ndaj shetases Sonila Neço është shkaktuar rëndim i gjendjes shëndetësore”, - përfundon raporti i pesë ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa