E mjera gjuha shqipe…

E mjera gjuha shqipe…

Foto ilustruese

Ministri Pal Lekaj shkruan në profilin e tij në Facebook: "Me vijë mirë, që në këto orë të vona, Kuvendi miratojë ligjin e buxhetit për vitin 2019. Urime Kosovë". E mjera gjuha shqipe. Po çfarë deshi të thotë Pal Lekaj? Me gjasë: atij i ka ardhur mirë që Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për këtë vit.

"Me vijë mirë…" – kjo tingëllon si gjuha e ndonjë konsumuesi të kokainës në ndonjë klub të Berlinit, Prishtinës apo Zürichut. Pal Lekaj deshi të thotë se miratimi i buxhetit është sihariq i madh. Për ta kuptuar këtë mileti, ai është dashur të shkruajë në mënyrë korrekte: "Më vjen mirë". Sepse fjala "vijë", sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, ka këtë kuptim: "1. Shenjë e zgjatur nga një pikë te një tjetër, që bëhet në një sipërfaqe ose që është pjesë e një vizatimi; çdo gjë që ka trajtën e kësaj shenje. Vijë e hollë (e trashë). Vijë e shtrembër. Vijë e ndërprerë. Vijë anësore (fundore). sport. Vijat e pantallonave. Vija e flokëve. Vijat e fushës së futbollit. Vijat e forcës. fiz. Fletore me vija". Fjalori i Gjuhës Shqipe e shpjegon në 14 pika domethënien e fjalës vijë, por askund nuk gjendet pika e pesëmbëdhjetë, pika e Pal Lekajt: "Me vijë mirë" për "Më vjen mirë".

Pal Lekaj është mjek. Ose ndoshta është "mjekë"! Sidoqoftë, edhe mjeku Lekaj është mirë të shkojë te doktori. Te doktori i gjuhës. Qëllimi i vizitës do të duhej të ishte ky: rritja e vetëdijes gjuhësore. Jo vetëm ministrat duhet të luftojnë kundër egalizmit gjuhësor. Sepse gjuha është një thesar. Ky thesar na shërben për komunikimin tonë të përditshëm. Këtë thesar duhet ruajtur e kultivuar.

Ministrat kanë aq shumë këshilltarë. Aq shumë shoferë. Aq shumë truproja. "Badigarda", siç po thuhet në versionin e ri të gjuhës shqipe. Përse të mos ketë secili ministër një gjuhëtar pranë vetes, i cili i ndihmon atij të menaxhojë si duhet kthesat e lehta dhe më pak të lehta linguistike?

"Kuvendi miratojë…", shkruan dr. Pal Lekaj. Hm. Jo, s’bën kështu. "Kuvendi miratoi…" – kjo është korrekte. Nuk kërkohet nga opinioni që ministri të mbajë ligjëratë publike mbi kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë. As për kundrinorin me parafjalë. Por së paku rregullat elementare të lakimit të foljeve. Ah, jo, zgjedhimit të foljeve. Emrat lakohen, foljet zgjedhohen.

Me formulime si "Me vijë mirë" dhe "Kuvendi miratojë…" Pal Lekaj i ngjan një kalorësi të apokalipsit gjuhësor. Dhe nuk është i vetmi. Një politikan që tani është president para disa vitesh në formularin për deklarimin e pasurisë shkruante se e ka "shtëpin" në "ish-Dragodanë" dhe një "vetur".

Krahas gabimeve në sihariqin e Pal Lekajt në Facebook bie në sy edhe një fjalë: "sponsored". Domethënë: për t’u shpërndarë më shumë fjalët e tij nëpër dynjanë virtuale, dr. Lekaj e paguan firmën amerikane. Nga xhepi i tij apo nga arka shtetërore? Do të bënte mirë t’i tregonte publikut. Jetojmë në epokën e absurdit – dhe nuk duhet të befasohemi nëse për aventurat gjuhësore të ministrit të harxhohet buxheti i Kosovës. Pra, edhe paratë e tua, lexues dhe lexuese, që eventualisht e lexon këtë tekst./dialogplus.ch/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llaqis: 05/02/2019 18:29

    Gjuha qe keni mesuar neper shkolla komuniste vetem shqip ska qene por dialekt jugu duke lene nw harrese qellimisht gegerishten sepse gjithe veriu ishte kunder sistemit sllavo-komunist shqiptar.Keshtuqe ju qe keni shkruar kete broçkulle beni mire te mesoni shqip paster e pagabime.

    Përgjigju
    • Na mbyten budallenjte: 06/02/2019 14:50

      Llaqis, komenti qe ke shkruar eshte ne shqipen e shkollave komuniste. Na shkruaj pak ne gjuhen tende shqipe te vertete.

  • Gerta: 05/02/2019 17:01

    Pse nuk perdoret dialekti arberesh per te pasuruar gjuhen ?

    Përgjigju
  • Visi: 04/02/2019 12:06

    Mos te paragrafi "Këtë thesar duhet ruajtur e kultivuar", duhet shkruar "Ky thesar duhet ruajtur dhe kultivuar" apo "Këtë thesar duhet ta ruajmë dhe kultivojmë"

    Përgjigju
  • Tir: 04/02/2019 06:14

    Artikull i goditur dhe prekes. Kam bere gjuhe shqipe ne shkolle dhe sot i kujtoj me nostalgji mesuesit e kesaj lende, qe aq bukur na mesuan gjuhen shqipe ta shkruajme e lexojme.Ky shkrim eshte nje kembane edhe per politikanet e Shqiperise, qe vetem dine te perdorin fjalor rruge, fjsle te pista dhe harrojne detyren kryesore: edukimin e brezit te ri, orientimin e tij drejt dijes e jo drejt injorances, Eshte nje shuplake per gjithe ato/ata intelektuale qe titujt e gradat shkencore , me ose pa merite i kane futur ne bibliografite e tyre, por nuk munden te shkruajne pa gabime apo fjale te huazuara gjuhen ametare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)