E moshuara në Dropull rrëfen momentin e vjedhjes: Më mbyllën gojën e vetëm më kërkonin lekët


E moshuara Jorgjica Ruçi e moshës 80 vjeç ka rënë pre e një vjedhje nga persona të maskuar gjatë natës. Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur, ndërsa ka thënë se autorët i kishin mbyllur brenda dhe më pas kishin marrë paratë.

"Isha te krevati. I thash edhe një komshije për të fjetur bashkë. Na hodhën rrobat mbi kokë. Ca kërkoni u thash more. Duam para me thane. Ku i ke parat me thonin. Unë bërtisja e qaja. I hodhën të tëra. Më futi në dhomë, më tërhoqi zvarrë. Na mbyllën brenda me atë komshien tjetrën. Njerëz me pistoleta, me elektrik. Ku i ke parat more thonin? Më kapën gojën por nuk më goditën." tha e moshuara.


Lajmi kryesor:

Dropull/ Hajdutët hyjnë brenda banesës së dy të moshuarve dhe u marrin paratë, djali i familjes: Na morën rreth 2 mijë euro (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)