MIRDITË - Një e moshuar, më shumë se 113 vjeçe, tregon për Shqiptarja.com, peripecitë e jetës, vuajtjet pa fund e deri te sekreri i jetëgjatësisë së saj. Por, ndryshe nga ç’pretentojnë shumë të moshuar, se kanë jetuar mirë dhe janë ushqyer mirë, Gjela Mëhilli thotë, se ka bërë mirë gjithë jetën.
Me 9 mars, sipas detajeve në pasaportën që disponon, Gjela Mëhilli nga fshati Tarazh i Rrëshenit ka mbushur plot 113 vjeç. Dhe vazhdon të jetojë, si një orakull mirësie në një kodrinë gjithë gjelbërim, që duket se ia ka ruajtur shëndetin, edhe pse përgjatë jetës ka kaluar plot mote të vështira në ekstrem, por pa u ligështuar asnjëherë.
Ka vetëm një merak, që lidhet me faktin, se tashmë, nuk del dot më në kopësht të bëjë punët e stinës dhe ky vit shënohet, si i pari vit që nuk ka mbjellë perimet e kopshtit me kujdesin e përkorë të saj. Pranverën e vitit të kaluar, pikërisht kur ishte 112 vjeçe, ajo i ka mbjellë vetë edhe qepët, edhe hudhrat, edhe gjithçka bëhet në kopshtin rreth e rreth shtëpisë. Tashmë gjunjët nuk e lënë të ecë normalisht si dikur, edhe pse nga veshët ta dëgjon menjëherë fjalën, dhe nga sytë shikon aq mirë sa për të kaluar fijen e perit në gjilpërë.
JETA
Kur t’i rrëfejnë nga larg këto detaje jetësore, nuk ke si e beson, ama kur e sheh gjithçka vetë me sytë e tu, habitesh sesi një “habitat” i tillë njerëzor, arrin ta sfidojë mrekullisht moshën tej njëshekullore, duke patur gjithë shqisat në rregull dhe një memorie për ta patur zili dhe një 20-vjeçar.
Nënë Gjela ka lindur në Kuzhnen të Pukës, atje majë mali, ku siç thuhet “han pula gurë”, e ndërsa të rrëfen imtësisht jetën e asaj kohe, me kushte shumë të vështira larg perceptimit të brezit të sotëm, ndërsa i bën krahasimet aty për aty, me gjithçka kanë ndërtuar djemtë dhe nipat që punojnë në mërgim.
“Jetonim në një kasolle për faqe të zezë, nuk kishin as shtrojë e as mblojë as atje në fshatin ku kam lindur, por dhe këtu ku erdha dhe u martova. Më besoni, që kam kaluar një javë rrjesht pa ngranë asgja, dhe nana e vuante, pasi nuk kishim as bukë e as ushqime. Me zjarrin në mes të shtëpisë, me dimra që të rripnin së gjalli, por ama nuk ankoheshim kurrë, i dinim hallet e shtëpisë sonë...”
Rrëfen rrjedhshëm, ndërsa na fut në mendime, duke na shtyrë shumë larg në kohë, me idenë, se rrëfime të tilla, është mirë t’i dëgjojë brezi i sotëm. “Ku kishim sapu(n) asokohe, ato pak rraqe që kishim, i lajshim në prru me hinin e zarmit që e banim fi.
Martohej vajza dhe kur shkonte tek burri, nuk kishte një palë petka për t’u mlu. Mbaj mend, se flinim në një kasolle me berret, se nuk kishim shpi e as katandi për s’mbari”, tregon 113-vjeçarja. Pastaj rrëfen martesën e saj me shkuesi këtu në Kthellë: “Gjendja e kësaj familje ishte ma e mirë, se kishin tokë e bagëti plot, por dhe këtu në ksollë kemi kalu vite të tana”.
Me bashkëshortin ka lindur 4 fëmijë që i ka gjallë dhe dy të tjerë që i vdiqën fatkeqësisht. Por, dhe burri e ka lënë fare të re, me fëmijët jetim. Kështu, ajo u bë zot dhe zonjë shtëpie. “Kam punu e heq shumë, rrëfen ajo, por gjithmonë me ndershmëri, pa na e digju kush një fjalë të keqe”, vazhdon të tregojë nënë Gjela.
E kujton me dhimbje ditën që i ka vdek burri i saj. “Atë moment e kam mbajtur në krahët e mij. Kishte një ftohje të randë që e kishte marrë malit ku kulloste bagëtinë, ndaj dukej si një vdekje e paralajmëruar. Atë ditë kërkoj një gotë qumësht dhe përshesh. Ia dhamë, por vazhdoj të nxirrte gjak nga goja, siç kishte kohë që ngjiste kjo gjë dhe më pastaj, nuk duroj më, ndërroj jetë”, thotë ndër të tjera Gjela Mëhilli.
“Sekreti” i mirësisë
Më ka rënë të bisedoj me shumë të moshuar, madje dhe me disa që e kanë kaluar “qindshin” dhe duket, se kur heton për sekretin e jetëgjatësisë, të gjithë konvergojnë në të njëjtën pikë: kanë bërë mirë gjithë jetën! Këtë gjë më tha dhe nënë Gjela, kurrë nuk kam bërë keq.
“Kishte dikush më shumë se unë, unë gëzohesha për ta, martonte tjetri vajzën, gjithnjë thosha shyqyr, rritej fëmija i tjetrit dhe bahej i hajrit, unë gëzohesha si me qenë fëmija im”. Madje na thotë dhe një “sekret” tjetër. Ajo mban në qafë një kryq, përmes të cilit thotë uratë disa herë në ditë.
Ka vite që e bëj këtë gjë, mbi 100 vite me uratë në gojë. “I thom uratat jo vetëm për vete, jo vetëm për fëmijët dhe gjindjen time, por për gjithë dynjanë, sepse dua që të gjithë të jetojnë e gëzojnë me familjen e tyne”.
Mrekullohem nga këto rrëfime dhe nga kjo çiltërsi e pashoqe dhe trokasim gotat përreth siç jemi aty, por ama ajo na “shkund” të gjithëve, teksa nuk pranon të tokë gotat ulur, por duke lutur Jezu Krishtin në këmbë dhe nuk përton ta bëjë këtë edhe pse sot (21 prill 2013) është plot 113 vjeçe e 43 ditë!
RRËFIMI
Viti 1964, kur Gjela refuzot të futej në kooperativë
Duke rrëfyer punët e rënda që i ranë në shpinë, kjo burrneshë shpie, të bën ta admirosh pafund, duke u munduar të hetosh, se nga ka buruar kjo forcë mbinjerëzore për të kaluar situata kaq të rënda dhe për të rritur fëmijët jetim e më pas për t’i martuar e trashëguar një brez të tërë nga familja Mëhillaj.
“Prisja e përcillja njerëz, organizoja punët e shpisë dhe ato jashtë shpisë. Ishin tokat për të punu, kisha një ka, merrja dhe një hua për të bërë një pen qe, dhe i punonim tokat, rrogë e gjë nuk kisha në shpi, por i laja borxhet me bagëtitë që shisja. Askujt në jetën time nuk i kam mbet borxh, edhe pse ishim në hall e zi për copën e bukës”.
Kur erdhi koha e kooperativave në Mirditë dhe Tarazhi ishte shënuar si ndër fshatrat e parë nga ku duhej të fillonte kolektivizimi (1964), ajo nuk pranon të hyjë, deri sa të vinte djali Gjoka nga ushtria.
Dërgata të tëra nga partia e rrethit, i kanë trokitur në shpinë e saj, por gjithmonë kanë marrë përgjigjen “jo”, duke qenë ndër të paktët njerëz në Miditë që e refuzonin kategorikisht kolektivizimin. Djali i saj, Gjoka rrëfen, se vetëm kur erdha nga ushtria, pa i treguar, i nxora robt e shpisë në punët e cooperatives, si gjithë shokët.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com