Një 34-vjeçar në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka goditur një efektiv për shkak të detyrës.
Personi me inicialet F. T është ndaluar në kryqëzimin e Cërrikut, Elbasan, nga policia, pasi nuk i ka dhënë përparësi një tjetër makine në kryqëzim. Gjatë marrjes së masës administrative 34-vjeçari nuk ka qenë dakord dhe në vazhdim e sipër ka goditur efektivin e policisë.
Në këto moment është bërë edhe arrestimi i 34-vjeçarit, për të cilin tashmë materialet i janë referuar prokurorisë së Elbasanit.
Komento