E ndaluar nga OKB/ Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Rusia ka përdorur bombë me vakum gjatë luftimeve

E ndaluar nga OKB/ Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Rusia ka përdorur bombë me vakum gjatë luftimeve

 “Rusia përdori një armë të ndaluar termobarike gjatë luftimeve në Ukrainë të hënën” u tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA ligjvënësve amerikanë dhe mediave, në një konferencë.

“Ata përdorën bombën me vakum sot, e cila në fakt është e ndaluar nga konventa e Gjenevës,” u tha Oksana Markarova, gazetarëve pasi doli nga konferenca e kongresit, raporton BBC ndërkohë që thekson se ky pretendim nuk është verifikuar ende, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E pyetur se çfarë mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara, Markarova theksoi nevojën e Ukrainës për më shumë armë dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne punojmë në mënyrë aktive me administratën, Presidentin dhe gjithashtu me Kongresin për të marrë më shumë armë, kështu që ne kemi nevojë për më shumë armë,” u tha ajo gazetarëve.

Armët termobarike nuk përdorin municion konvencional. Ato janë të mbushura me një eksploziv me presion të lartë dhe thithin oksigjen nga mjedisi përreth për të gjeneruar një shpërthim jashtëzakonisht të fuqishëm dhe valë presioni. Përdorimi i tyre është parë edhe më parë në republikën ruse të Çeçenisë, sipas Human Rights Watch. Të shtunën u raportuaa se një raketë termobarike ishte parë në afërsi të qytetit rus të Belgorod.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024