E ndërtuar rreth viteve 1800, rrënohet kisha dhe varret e vjetra të Dukasit në Fier (VIDEO)

Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit të shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe.

Dikur në kishën e Dukasit në Patos kryheshin shërbesat fetare, por sot ajo është kthyer në një gërmadhe. Kanë mbetur vetëm mure të shkatërruara, që nga viti në vit rrezikojnë shembjen totale.

Rreth kishës ndodhen edhe varrezat e vjetra të fshatit, që kanë pasur të njëjtin fat si kisha. Për shkak të rrëshqitjes së dherave eshtrat kanë dalë në sipërfaqe.

“Është kërkuar që të bëhet ndërhyrje që të ngelet si histori. Është një vlerë e vjetër kulturore. Gjendet Akoma në këmbë. Duhet të kishte ndërhyrje qoftë nga kisha katolike, qoftë nga bashkia”, tha një banor.

“Eshtrat të mbulohen. Është gjynah e zotit”, u shpreh një tjetër.

“Është kishë e vjetër. Mori një 5 kocka se ku i hodhi e mbuloi se di. Ja ku janë kockat aty prap”, përfundoi një tjetër.

Kisha ortodokse e Dukasit është ndërtuar rreth viteve 1800-të, e ndërsa pak kohë më parë është përdorur si banesë nga një familje në vështirësi ekonomike.

1622731694_Sequence03.00000212.Still009.jpg

Kisha e Dukasit në Patos

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/06/2021 17:22

    Drejtuesit tane e kane mendjen te presin ndonje shirit ne vende qe mundet te besh show kurse keto vende qe kane vertet vlera kulturore dhe historike i kane harruar me kohe barbonat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën