“Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai...me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht.
Këto janë fjalët e një nënë përpara prokurorisë, fajtore për vrasje Antonio Amicucci. Ajo përshkroi me detaje ditën e 24 nëntorit.
“E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati përleshje, i mora thikën nga dora dhe më pas e godita”, tha ajo.
Çfarë ndodhi atë ditë?
Sipas avokatëve të saj, mëngjesin e vrasjes ajo po lante pjatat. Amicucci iu afruar dhe e preku në trup.
“Nuk dua, ndalo”, i tha gruaj. Në atë moment, ai mori një thikë dhe ju drejtua duke e cuar për në divan. Më pas janë ulur aty dhe shqiptarja ka mundur që t’ia marrë nga dora thikën. Megjithatë 68-vjeçari vazhdoi ta ngacmonte, por nga gruas “sytë ju errën” nga zemërimi duke e qëlluar atë 12 herë me thikë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, plagët e shkaktuara nuk ishin vdekjeprurëse. Por kombinuar edhe me problemet e mëparshme shëndetësore të viktimës, i sollën atij vdekjen.
Avokatët e gruas sqaruan se në dëshminë e saj të parë gjithçka ishte e paqartë, pasi ajo nuk shprehet shumë mirë në gjuhën italiane.
Sipas dëshmive, Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicuccit pavarësisht ngacmimeve sepse kishte nevojë për punën pasi i shoqi punonte vetëm me raste që prej shpërthimit të pandemisë. Këtë rrethanë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj. Ndërkohë asnjë prej familjarëve nuk ishin në dijeni të ngacmimeve që ajo kishte pësuar nga italiani.
Për këto arsye avokatët e saj do të kërkojnë arrest shtëpie për Nreun, duke marrë parasysh edhe disa probleme shëndetësore të saj. 51-vjeçarja punonte si kujdestare në shtëpinë e 68-vjeçarit.
Pas vrasjes ajo kërkoi ndihmë nga një fqinj. Ky i fundit ka thirrur autoritetet.
Gruaja jetonte në të njëjtën lagje me viktimën dhe ishte e martuar me 3 fëmijë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
Nese deshmia e saj eshte e vertete,i lumte per guximin vetembrojtes.
PërgjigjuNese deshmija e saj esht e vertet do e haj rrumcukun sa krahu.e para ja ka mar thiken taljonit dhe e ka vra.pra sesht vetmbrojtje me ajo me thik ai pa thik.tjetra nese dashmija e saj esht e vertet prap ka faj lokja sepse I ka dhen taljonit te kuptoj qe mund tja kercej sepse edhe pse ai e ngacmote ajo prap I shkonte ne shpi. Si perfundim ne baz te ligjit lokja shko ne burg. Burri saj do punoj prap me hope.3 femijet sdo Ken Nenen dhe do Ken probleme ekonomike e sociale.e gjitha kjo do zgjidhje me largim nga puna ose me denoncim.po muhaabet shqiptaresh.tani si thu ti lora... I lumte Dora apo ndryshove noi cik mendim per veprimin e saj