Zgjedhja e Berishës kryetar, deputetët demokratë të ndarë! Duma kthesë 180 gradë: Duhet njohur vullneti i demokratëve! PS ironizon: ‘Fitore’ ndaj SHBA! Meta: Të respektohet vota

Sali Berisha u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, por deputetët e grupit parlamentar demokrat nuk do e njohin si kryetar. Rimarrja e partisë nga Berisha për deputetët e selisë blu, është një proces i njëanshëm, që i ngjan më shumë një feste militantësh.

“Fatkeqësisht dhe mjerisht , ky proces nuk i bëri pjesë të gjithë demokratët, ka qenë praktikisht një fesë midis simpatizantëve”, tha deputeti Kreshnik Çollaku.

“U kthye nga pensioni politik, për  të bërë presione dhe për të futur edhe në pension politik opozitën”, tha deputeti Ferdinant Xhaferri.

“Por do dalim dhe jashtë konturit të të gjithë anëtarësisë së PD-së,  dhe për këtë në fakt sot jam e dëshpëruar”, tha deputetja Dhurata Çupi.

“Proceset që janë të njëanshme nuk mund të kenë një finale që mund të pranohet nga të gjithë”, tha Orjola Pampuri.

Më e lëkundur u shfaq deputetja Grida Duma, e cila ndonëse më parë i bënte thirrje Sali Berishës të tërhiqej, tashmë e legjitimon atë në krye të PD, e cila bëri një kthesë  180 gradë në qëndrimet e saj.

“Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD, do ta respektoj për të gjithë personalitetin e tij dhe do të di të përgjigjem për momentet më të vështira të PD dhe për të njohur vullnetin e shqiptarëve. Megjithatë nevojitet reflektim, edhe nga Sali Berisha. Berisha të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore për ‘non grata’ dhe do të na nderonte të gjithëve. PD kërkon një zgjedhje të madhe drejt të ardhshmes. Çështja e ‘non grata’ do të na jetë një ‘shpatë demokleu’ në rrugën drejt fitores, ai e di mirë këtë.

Unë kam dalë në publik dhe kam thënë që në rast se Salin Berisha e konsideronte si fëmijë PD-në ajo duhet lënë e lirë. Këtë kam thënë unë, jo se më ka munguar respekti. Pesha e tij te demokratët siç duket qenka më e madhe se e të tjerëve. Dhe vullneti i demokratëve duhet respektuar. Ringritja e Partisë Demokratike do të vijojë edhe me Sali Berishën”, tha Duma.

Zgjedhja e tij në krye të PD u komentua edhe nga socialistët.

 “Anti amerikanizmin e keni kthyer ne doktrinë, edhe me fitoren historike që keni arritur mbrëmë kundër Amerikës, është një fitore e paparë”, tha Taulant Balla

Ndërsa Presidenti Ilir Meta e ka komentuar shkurt zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Ai nga Juniku i Kosovës ka thënë se duhet respektuar vota.

"Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve", tha Meta.

Sali Berisha u zgjodh një mbrëmje më parë kryetar i PD së rithemeluar me 40 mijë e 820 vota, përballë Ibsen Elezit që mori votat e 2532 anëtarëve. Ky i fundit shkruajti në rrjetet sociale se përballja me të keqen sidomos në politikë është themeli i ecjes përpara. Në fitoren e garës përballë Ibsen Elezit, Sali Berishës i munguan urimet, vecanërisht ata të ndërkombëtarëve.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 23/05/2022 21:54

    Nuk di cfare fjale te them tjeter per Dumen vecse nje pr*stitute plak, e rendomte qe te ngjall neveri dhe te vjen peshtire kur e shef. Ato gocat qe hajne jashtqitje ne dubai jane pak para kesaj. Ndryshe nga to kjo te kerkon edhe voten. Nuk e di se cfare lloj kellire njerezore mund te votoj nje funderrime si puna e kesaj.

    Përgjigju
  • visi: 23/05/2022 14:25

    Si ka mundesi prostitutat jane te ndershme nuk e dredhin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat