E përditshmja maqedonase
“Dnevnik” citon A1 Report
Gazeta maqedonase “Dnevnik” në shkrimin e saj të sotëm në lidhje me incidentin e ndodhur dje në Tiranë, me makinën e Kryeministrit maqedonas ka përdorur foton ekskluzive të Tv A1 Report, duke cituar dhe deklaratën e Taulant Capes për këtë televizionin, pasi qëlloi me vezë makinë e kryeministri Nikola Gruevski.
TIRANE - Gazeta maqedonase “Dnevnik” në shkrimin e saj të sotëm në lidhje me incidentin e ndodhur dje në Tiranë, me makinën e Kryeministrit maqedonas ka përdorur foton ekskluzive të Tv A1 Report, duke cituar dhe deklaratën e Taulant Capes për këtë televizionin, pasi qëlloi me vezë makinë e kryeministri Nikola Gruevski.
“Capa të martën për A1 Report pranoi se ishte ai që e kishte kryer incidentit duke deklaruar dhe arsyet se përse e kishte bërë këtë veprim. Kjo është për shkak të diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, u shpreh Capa”, kështu shkruan sot media maqedonase “Dnevnik” në faqen e saj online.
(Në foto faqja online e gazetës maqedonase “Dnevnik”)Taulant Capa, aktivisti i Partisë Civile i cili dje pasdite qëlloi me vezë makinën e Kryeministrit maqedonas teksa dilte nga Hotel “Sheraton” është arrestuar mbrëmë pas mesnate.
Pas shumë negociatash nga ana e policisë, Capa kishte vendosur të vetëdorëzohej, ndërkohë që pas deklarimeve të dhëna para oficerëve të policisë atij i janë vënë prangat. Gjatë mbrëmjes së djeshme u shoqëruan në polici edhe dy të rinj të tjerë aktivistë të kësaj partie, Anis Angoni dhe Evi Naku.
Aktivistë të Partisë Civile pritën momentin kur ai po largohej nga ambientet e Hotel “Sheraton” dhe e qëlluan me vezë.
Gruevski së bashku me kryeministrin shqiptar merrnin pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve që po zhvillohej në këtë hotel.
Makina e kryeministrit maqedonas u qëllua me vezë teksa largohej nga këto ambiente. Aktivistët u shprehën për televizionin A1Report, se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas tyre, shqiptarët atje janë të diskriminuar dhe prej vitesh nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit e firmosur në vitin 2001.
Kryeministri maqedoas Nikola Gruevski ishte dje në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të kryeministrit Sali Berisha.
Dje në një rrëfim telefonik për TV A1 Report, Taulant Capa tha se kishte kryer këtë veprim pasi në shenjë proteste ndaj politikave të kryeministrit maqedonas përkundrejt shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28