E përplas makina në rrugën
Lezhë-Shkodër, vdes 53-vjeçari

E përplas makina në rrugën<br />Lezhë-Shkodër, vdes 53-vjeçari
SHKODER- Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, ku si pasojë u plagos rëndë një 53-vjeçar. Jak Gazulli nga fshati Gjadër, u dërgua menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, por si pasojë e plagëve të marra humbi jetën pas mbërritjes aty.
 
53-vjeçari ka qenë duke hyrë në një rrugë dytësore, kur është përplasur nga një automjet tip “Mercedes”, që drejtohej nga Simon Marku.
 
Edhe drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit, por pa rrezik për jetën. Nga hetimet e para ka rezultuar se drejtuesi i motoçikletës ka ndërprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme, duke sjellë për pasojë përplasjen e tij nga autovetura.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa