Fenomen i veçantë natyror ndodh në liqenin Tuz në Turqinë qëndrore, i cili në dimër merr ngjyrën blu, ndërsa verës të kuqe. Shkaku i këtij fenomeni është një lloj i veçantë i mikroalgave që rriten vetëm në zonat me kripësi të lartë.
Drejtori i Departamentit për hulumtime pranë fabrikës së kripës Koyuncu Kaldirim, Mehmet Sait Koyuncu, ka shpjeguar për Anadolu Agency se një lloj i veçantë i mikroalgave shkakton këtë fenomen të pazakontë.
Reshjet intensive kanë rritur nivelin e kripës dhe kështu ndryshuan biotopin e saj.
Mikroalga dunaliella salina, e cila është e pamundur të shihet me sy ndjeu pasojat e këtij ndryshimi. Kjo mikroalgë shpesh përdoret në industrinë kozmetike dhe i takon familjes së mikroalgave të gjelbërta halofile (organizmat që zhvillohen në zonat me kripësi të lartë).
Në këtë mënyrë ka ardhur deri tek ndryshimi i ngjyrës së tyre, por edhe kualitetit të kripës. Kështu ngjyrat blu dhe e kuqe u kanë ofruar vizitorëve të këtij vendi një "festival" të vërtetë ngjyrash.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com