Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë, duke vendosur diktatin në Formula 1. Edhe pse ishte i dyti në nisje, kampioni në fuqi i botës kaloi Hamiltonin që në kthesën e parë dhe më pas nuk e lëshoi pozitën, për suksesin e shtatë radhazi.
Në vendin e dytë u pozicionua Lando Norris i McLaren, teksa Red Bull me Sergio Perez siguroi edhe vendin e tretë në podium. Me 281 pikë, Verstappen mban kreun e pilotëve, duke lënë pas shokun e skuadrës Perez me 171 të tilla. Pas tyre Alonso i Aston Martin me 139 pikë dhe Hamilton i Mercedes me 133 pikë.
Duket se Verstappen po shkon drejt suksesit të tretë si kampion bote në F1, teksa ka vendosur "diktatin" në garat e shpejtësisë. Me dy pilotë që mbajnë kreun, edhe për konstruktorë Red Bull prin me 452 pikë, me 11 fitore dhe 17 podiume këtë sezon. Shumë pas Mercedes, që me 233 pikë mban pozitën e dytë.
Në garën e së dielës për t'u evidentuar edhe një incident, që solli humor mes pilotëve. Të ndodhur në podium për çmimet, Lando Norris që u rendit i dyti, theu pa qëllim trofeun e Max Verstappen. Duke hapur shishen e shampanjës, Norris përplasi fort tavolinën, çka bëri që edhe tofeu të rrëzohej dhe të thyhej.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.6%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 1975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formula 1, Michael Schumacher nuk do të shfaqet më në publik
19 Shkurt, 11:52
-
Frikë për pilotin e Formula 1, makina e Andrea Kimi Antonellit përplaset me murin në San Marino
10 Shkurt, 11:38
-
Revolucioni i Hamiltonit, gjithçka ndryshon në vitin 2026! Largon menaxherin Hynes dhe takohet me Kim Kardashian
4 Shkurt, 10:44
-
Ferrari zbulon modelin SF-26, 'Kokëkuqja' ngjyroset me të bardhë! Më shumë fuqi për motorin
23 Janar, 12:08
-
Formula 1/ Prezantohet Audi, makinë e re R26 dhe debutim për Hulkenberg e Bortoleto
21 Janar, 15:22
-
Fundi i sezonit e sheh larg Ferrarit, Charles Leclerc pranë marrëveshjes me Aston Martin
21 Janar, 11:05
-
Ndryshime në Formula 1, këtë vit shtohet një ekip dhe dy makina të reja
16 Janar, 16:09
-
Perez rrëfen vitet e errëta te Red Bull: Seancat me psikologun më kushtonin 7 mijë euro, një ferr të kesh shok skuadre Verstappenin
11 Janar, 13:53
-
Michael Schumacher, piloti më i paguar në historinë e Formula 1
27 Dhjetor 2025, 15:55
-
'Hamilton? Ai mund të kishte garuar për Sauberin'! Marrëveshja e dështuar që ndryshoi historinë e Formula 1
26 Dhjetor 2025, 14:00
-
Verstappen flet për sezonin e vështirë të Hamilton: Sinqerisht, më trishton
19 Dhjetor 2025, 15:55
-
Formula 1 hyn në epokën e re, revolucioni dhe ndryshimet që do ndodhin në vitin 2026
18 Dhjetor 2025, 15:26