E pabesueshme, por e vërtetë
Ronaldo dhe Mesi në një ekip

E pabesueshme, por e vërtetë<br />Ronaldo dhe Mesi në një ekip
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë përkrah njeri tjetrit në një skuadër.
 
Një kompanie e madhe marketingu është gati të huazojë projektin e 'All Star Game' në NBA
për ta zhvendosur në sportin më popullor në Europë.
 
Ekipet do të ndahen në jug dhe veri, raporton e përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo.
 
Në ekipin e jugut do të luajnë lojtarët nga Premier League, Bundesliga dhe Premierliga ruse, ndërsa në ekipin e veriut do të luajnë lojtarët nga La Liga, Serie A dhe Ligue 1.
 
Projekti bën bashkë dy rivalët e përjetshëm të dekadës së fundit, të paktën njëherë në vit.
 
 
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin