E paditi për shpifje se e akuzoi si trafikant droge, Myftar Lumeshi dorëzohet dhe ‘humb’ gjyqin ndaj Gazment Bardhit

E paditi për shpifje se e akuzoi si trafikant droge, Myftar Lumeshi dorëzohet dhe ‘humb’ gjyqin ndaj Gazment Bardhit

Deputeti i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ka “fituar” betejën gjyqësore me Myftar Lumeshin, i shpallur 'non Grata' në Mbretërinë e Bashkuar. Lumeshi e paditi për shpifje Bardhin, pasi ku i fundit në një nga deklaratat e tij e cilësoi biznesmenin si “një trafikantë droge që shoqëronte Sali Berishën në betejën për të marrë selinë blu”, mirëpo, kjo padi iu hodh poshtë. Report Tv mëson se padia e Lumeshit u gjykua nga Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku palët u përfaqësuan me avokatët e tyre. Deputeti demokrat ka paraqitur në gjykatë provat ku ka mbështetur deklaratën e tij, duke përfshirë edhe një vendim të autoriteteve britanike, ku listohen emrat e organizatës kriminale B9, që ishte përfshirë në një trafik masiv të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Britaninë e Madhe mes tyre edhe Myftar Lumeshi.

Pas depozitimit të provave, biznesmeni Lumeshi duket se është dorëzuar, duke braktisur gjykimin e kësaj çështjeve. Pasi nuk është paraqitur në 3 seanca radhazi gjyqësore, pa dhënë asnjë shpjegim apo justifikim të ligjshëm, gjyqtarja e gjykatës së posaçme Atalanta Zeqiraj, në datën 13 Tetor 2022, ka vendosur pushimin e gjykimit, duke rrëzuar në këtë mënyrë padinë e biznesmenit Myftar Lumeshi dhe duke mos i klasifikuar si shpifje deklarimet e deputetit demokrat Gazment Bardhi.

Kujtojmë që në 6 Janar 2022 Bardhi do të kërkonte nga Sali Berisha që në vizitat e tij në selinë e Partisë Demokratike të mos shoqërohej me trafikantë droge të shpallur non-grata nga Britania e Madhe. Kjo deklaratë tërhoqi vëmendjen e medias, e cila e pyeti Gazment Bardhin se “Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?”. Përgjigja e Bardhit ishte e menjëhershme “Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumeshi.”  - pohoi ai.

Menjëherë pas kësaj deklarate, në një dalje ne media, Lumeshi iu përgjigj akuzave të Bardhit duke i cilësuar si shpifje dhe sajesa nga ana e tij. "Ashtu si ju, edhe unë u habita me këtë B9-s. Unë habitem nga këto shpifje dhe sajesa nga Gaz Bardhi”, deklaroi Lumeshi. Ai po ashtu njoftoi se ka paditur për shpifje deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, por në fund e humbi këtë betejë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/10/2022 16:46

    Shikoni o Shqiptar se kë ka Salhe qenefi mbas vetes, drogaxhi, hajdut, analfabet, kriminel e me kto lloi plerash del e thot më votoni mua BAJGËNSalhe qenefin. Se ksaj radhe po erdha në pushtet do ta bëj hi Shqiprin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë