A është Myftar Lumeshi njeriu që i referohet Basha për pastrim parash me familjarët e Berishës?! I bleu shtëpinë Shkëlzenit për 600 mijë €! Në avion me Besim Hajdarmatajn?

A është Myftar Lumeshi njeriu që i referohet Basha për pastrim parash me familjarët e Berishës?! I bleu shtëpinë Shkëlzenit për 600 mijë €! Në avion me Besim Hajdarmatajn?

Myftar Lumeshi, në grupin e Berishës në një nga mësymjet e tij në PD

Lulzim Basha ka përshkallëzuar sot akuzat ndaj Sali Berishës. Akuzat, adresuar fëmijëve të Berishës, janë kaq të rënda saqë duhet të ‘shkundin’ organet hetimore. Sipas Lulzim Bashës, Sali Berisha po përgatitet për të sulmuar selinë e PD-së me trafikantë droge dhe të dënuar, të cilët kanë pastruar para me familjarët e Berishës përmes pasurive të paluajtshme. Basha pretendon gjithashtu se trafikantët që shoqërojnë Berishën, janë shpallur non grata në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë ndarë me familjarët e Berishës fitimet në lojërat e fatit.

Po kujt i referohet Lulzim Basha?
Mes personazheve që kanë shoqëruar Sali Berishën në tentativat e tij për të pushtuar selinë e PD-së, është edhe Myftar Lumeshi, bashkë me Sali Lushën dhe Agron Kuliçajn. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi ka qenë protagonist të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998 frymëzuar nga Sali Berisha, ndërsa është përmendur nga socialistët për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit.

Në dhjetor të vitit 2016, Myftar Lumeshi i ka blerë Shkëlzen Berishës, një apartament me vlerë 600 mijë euro tek ETC-ja në Tiranë. Shkëlzen Berisha e kishte blerë pasurinë e paluajtshme në vitin 2013, për 346 mijë euro. Jo vetëm kaq, por që nga 2013 deri në momentin e shitjes, Shkëlzen Berisha e ka dhënë apartamentin me qira me rreth 4 mijë euro në muaj. Në të njëjtën kohë vetë kishte marrë një vilë në Farkë me qira 1 mijë euro në muaj si dhe një zyrë 400 euro në muaj.

Akuzat e rënda
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka deklaruar disa nëpër intervista se Shkëlzen Berisha merrej me punë të pista pranë stadiumit “Dinamo”. Ndërkaq, në vitin 2008 deputeti, deputetiTaulant Balla, ka akuzuar Sali Berishen se djali i tij menaxhonte disa kazino në zonën e ish-Bllokut.

“Ju do të thoni se nuk janë kazino, por njësi të lojërave të fatit. Jo, zoti Kryeministër, janë kazino, sepse në to përdoren të gjitha lojërat, të cilat nuk janë të lejuara të përdoren në to sipas licencës që kanë. Janë të licencuara për disa kompjuterë, por në to luhen të gjitha lojërat me dorë. Po të shkoni në “Bllok”, mund të thotë dikush që kjo është e Shkëlzenit. Të them të drejtën, e pranoj se kjo mund të jetë një fjalë “Blloku” dhe unë e mirëkuptoj që nuk mund të jetë e djalit tuaj, por, ju lutem, shpjegojuni shqiptarëve që ajo kazino në qendër të “Bllokut” nuk mbrohet nga djali juaj. Një kazino tjetër thuhet se është e Ridvan Bodes. Sigurisht, zoti Ministër, ndoshta nuk është juaja, por ajo nuk kontrollohet asnjëherë nga institucionet tatimore, ndaj ju lutem, shpjegojuni shqiptarëve pse ajo kazino nuk është juaja. Një njësi tjetër, përsëri lojëra fati, thonë se është e lidhur me Presidentin. E mirëkuptoj, nuk është e lidhur me Presidentin, por, ju lutem, shkoni dhe kontrollojeni, se mund të jetë vërtet ose jo e lidhur me Presidentin etj”, deklaronte Balla.

Në avion me Besim Hajdarmatajn?
Myftar Lumeshi dyshohet se është njeriu që rëndoi pozitat e ish-prokurorit Besim Hajdarmataj, i cili u shkarkuar nga detyra në gusht të vitit të kaluar. Në rrethet politike, mediatike dhe të gjyqësorit Besim Hajdarmatajt është etiketuar edhe si prokurori i PD-së. Besim Hajdarmatajt është akuzuar se është investuar politikisht për përgjimin e socialistëve në Dibër me porosi të Sali Berishës. Përgjimet më pas përfunduan në gazetën gjermane BILD, mbi të cilat opozita tentoi të krijonte një kauzë, për rrëzimin e qeverisë dhe për të ardhur vetë në pushtet.

Në vitin 2010, 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit sekuestruan në Dibër disa makineri kompjuteri APEX, pasi ushtrimi i aktivitetit të lojërave të fatit ishte i paligjshëm. Duke udhëtuar nga Dibra në Tiranë, në Laç, një grup prej 15 vetash ka ndaluar dhe kërcënuar 5 punonjësit të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë makineritë APEX, të cilat siç duhet ishin pjesë e aktivitetit të personazhit që 11 vite më vonë do të bëhej një nga shkaqet për të ndërprerjen e karrierës së Besim Hajdarmatajt si prokuror.

Punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit kanë denoncuar se janë kërcënuar nga personi që drejtonte grupin, reflektuar në dokumentet e Vetingut me inicialet M. L. 

Pas denoncimit të ngjarjes nga punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, në 7 maj 2010, Besim Hajdarmatajt, si drejtues i Prokurorisë së Kurbinit, regjistroi çështjen për  “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. Për gati 1 vit e 3 muaj, Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen.

Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionerit Publik që kërkuan shkarkimin e Hajdarmatajt, ky i fundit e ka mbyllur dosjen, pasi kishte lidhje me M. L, që ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Hajdarmataj komunikonte me L. me një numër të fshehtë, si dhe udhëtonin bashkë me makinë dhe avion.

“Në lidhje me pretendimin e Komisionerit Publik që subjekti i rivlerësimit ka pasur shkëmbime të mesazheve telefonike, Kolegji verifikoi dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ dhe nga qelizat e dërguara nga kompania e telefonisë së lëvizshme Vodafone, numri celular që i përket z. L., sipas referimit në materialin kallëzues të z. B. që inicioi procedimin penal nr. {***}, rezulton se ka dërguar sms drejt numrit të subjektit të rivlerësimit në datën 27.07.2017, ora 22:03:33, si dhe një tjetër sms drejt numrit të subjektit të rivlerësimit në datën 27.07.2017, ora 22:03:34, pra në të njëjtën datë, orë, minutë, por një sekondë më vonë. Nuk rezulton nga përmbajtja e këtyre qelizave, që subjekti i rivlerësimit të ketë kthyer mesazh apo telefonatë zanore drejt numrit të M. L. Sa i përket pretendimit të Komisionerit Publik se subjekti ka udhëtuar me z. L., Kolegji konstatoi se nga verifikimi i dokumentacionit të ekstraktuar nga sistemi TIMS, administruar nga Komisioni, subjekti i rivlerësimit dhe M. L. rezultojnë në tri udhëtime në të njëjtin fluturim, për të cilat ndryshe nga udhëtimi me makinë, nuk mund të konkludohet me siguri se kanë udhëtuar bashkërisht, për sa kohë një linjë ajrore mund të ketë në bord dhjetëra apo qindra persona që udhëtojnë në të njëjtin destinacion”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Hajdarmatajt.

Kontrata e Shkëlzen Berishës me Myftar Lumeshin për shitjen e apartamentit

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 05/01/2022 15:48

    Biznesmenet e lojrave te fatit sigurisht qe kane, jane dhe do mbeten kriminele se paku per pastrim parash. Si ky Lumneshi. Dhe bravo qe gazetari ia corri masken. Me nje foto, ca rrathe te kuq dhe ja dhe prova. Shpresojme te bejebte njejten gje me nje tjeter super kriminel dhe familje mafjoze shqiptare. Ai del ne foto, video, madje dhe jep mend ne mitingjet e kryeministrit tone, shok per kok te tij. Ai ofron restorante per te dhe ambasadore. Ai ofron draftim legjislacioni si te marre ne dore pasurite e palujtshme te Shqiperise etj etj. Ai eshte Lumneshi i Rames dhe emrin e ka Gjergj, jo Kastrioti. Por L...? Te presim mbase do na e investigoje ky gazetari i shquar dhe me e fund do themi u be dhe media jone.

    Përgjigju
  • Lionel: 05/01/2022 13:50

    Serbia vet keta jan

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/01/2022 01:13

    Une nuk e kuptoj pse paska kaq shume rendesi se kush do jete kryetari i nje partie qe djeg mandate dhe del nga sistemi diten per diell, po ashtu humb 4 pale zgjedhje…

    Përgjigju
  • Populli: 05/01/2022 00:15

    Sa llafe llafe! Rrofte usa se me artikuj gazetash keto rrojne 100 vjet pa i hyre gjemb ne kembe..Lerjani ustallareve keto gjera se sales me shoke i rr. L. 30 vjet

    Përgjigju
  • Qwert: 04/01/2022 22:31

    Rasimi ishte burr ,,po ky i vllai myftari tip legeni eshte ..rasimi kishte burrni.

    Përgjigju
  • Gripi: 04/01/2022 21:17

    Na i thoni neve sikur prokuroria nuk i di keto. Ky eshte vellai i Rasimit qe hyri me antiplumb ne tropoje por nuk shpetoi dot. Trafikante droge dhe femrash dhe parate i pastrojne me cdo lloj qeverie sepse ketu nuk ka drejtesi.

    Përgjigju
  • Lumneshi: 04/01/2022 21:09

    Te pakten ky s'eshte kriminel, thjeshte ka pase hallet e veta ne jete Dhe ka vazhduar si biznesmen duke qene nder te paret ardhur ne Tirane dhe duke u marre me lokale e restorant. Po pse nuk shikoni ke ka basha nga mbrapa dhe ca makinash parkohen te PD!!! E dine te gjithe ku i pikon catia , po lereni se jane problemet E shpise vete, e zgjidhin vete PD ska nevoje per njerez te jashtem. Luli nga frika sdi cthote dhe kerkon ndihme nga populli dhe shteti Por nuk funksionon kshu !

    Përgjigju
    • Or taj: 04/01/2022 22:23

      Kush esht vellai ktij o @Lumneshi. Dhe nga cila zone kane frik tropojanet se nuk e kam nigju naj her.

    • Beni: 04/01/2022 22:16

      Ca bemash kane kto , se si ka njohur njeri, Si kemi degjuar ndonjehere

    • @Lumneshi: 04/01/2022 21:24

      Kush nuk eshte kriminel? Ke quan krimibel ti??? Ate qe vjedh energjine? Besoj i di bemat e ketij dhe te vellait ne greqi etj...apo duhet ti themi? Luli mesa kam degjuar e ka siguruar mbrojtjen e tij me njerez nga ajo zone qe tropojanet i kane frike. Kije parasysh kete gje.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025